Hava Delibashi paraqitet në SPAK, vijojnë hetimet për grup të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t

Data

Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Hava Delibashi, është paraqitur në SPAK, në kuadër të hetimeve për një nga çështjet më të bujshme të kohëve të fundit.

Delibashi po hetohet për disa vepra penale, përfshirë shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Ajo ndodhet prej më shumë se tre muajsh në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa hetimet e SPAK kanë ngritur dyshime për ekzistencën e një rrjeti të organizuar brenda AKSHI-t.

Sipas prokurorisë, ky grup i strukturuar kriminal dyshohet se drejtohej nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët aktualisht janë në arrati. Ata akuzohen se ushtronin presion ndaj konkurrentëve në tendera, deri në rrëmbim dhe detyrim për tërheqje nga garat.

Në të njëjtën çështje është përfshirë edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila, ashtu si Delibashi, ndodhet në arrest shtëpie. Ndërkohë, për disa persona të tjerë janë vendosur masa si ndalim i daljes jashtë vendit dhe pezullim nga detyra.

Hetimet vijojnë, ndërsa çështja pritet të zbardhë më tej mënyrën e funksionimit të tenderave dhe ndikimin e mundshëm të grupeve kriminale në institucionet shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related