Hapet gara për një vend në Gjykatën Kushtetuese – Presidenca publikon listën me 10 kandidatë

Data

Presidenca ka shpallur zyrtarisht nisjen e procedurës së aplikimit për emërimin e një gjyqtari të ri në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Sonila Bejtjes më 25 prill 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të afatit të aplikimeve, 10 kandidatë kanë shprehur interes për pozicionin vakant. Lista e plotë është si vijon:

Kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese:

  1. Alaudin Malaj
  2. Alban Toro
  3. Alma Faskaj Vokopola
  4. Arta Vorpsi
  5. Brunilda Bara
  6. Genci Gjonçaj
  7. Jordan Daci
  8. Lulzim Hamitaj
  9. Naureda Llagami
  10. Roland Ilia

Njoftimi thekson se procedura është ndërmarrë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, ka firmosur dekretin për hapjen e garës, me synim plotësimin e vakancës së krijuar prej muajit prill.

Kandidatët tani do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit sipas kritereve ligjore, përpara se emri i përzgjedhur të dekretizohet për në Gjykatën Kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related