Guilfoyle: Shqipëria kyçe për rajonin, marrëveshjet energjetike pjesë e vizionit të Trump

Data

Ambasadorja e SHBA në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka theksuar rolin strategjik të Shqipërisë në rajon, gjatë deklaratave të saj mbi marrëveshjet energjetike të nënshkruara mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëri dhe Greqi.

Sipas saj, këto marrëveshje përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe zhvillimit ekonomik në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.

“Shqipëria është një vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën. Roli i saj si urë lidhëse në rajon është në rritje,” u shpreh Guilfoyle.

Ajo nënvizoi se bashkëpunimi në sektorin energjetik është pjesë e një vizioni më të gjerë të Donald Trump, duke e cilësuar atë si një “kampion të sigurisë energjetike”.

“Veprimet e tij kanë treguar se furnizimi me energji të qëndrueshme forcon SHBA-në dhe aleatët e saj. Administrata Trump e ka bërë këtë një shtyllë kryesore të politikës së saj,” shtoi ajo.

Ambasadorja vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke theksuar se ato shkojnë përtej fqinjësisë dhe përfaqësojnë një partneritet me interesa të përbashkëta.

“Kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton. Shqipëria është thelbësore për këtë vizion të një rajoni më të ndërlidhur dhe të begatë,” përfundoi Guilfoyle.

Deklaratat e saj vijnë në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve energjetike afatgjata, që synojnë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm dhe forcimin e infrastrukturës energjetike në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related