Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë emigrantë të mbikualifikuar.
Eurostat ka publikuar së fundmi të dhënat e integrimit të migrantëve në shtetet e Bashkimit Europian.
Greqia, është shteti që ka normën më të lartë të emigrantëve të mbikualifikuar në Europë, me rreth 70% të tyre, që duket se bëjnë një punë të një niveli më të ulët sesa ata kanë kualifikimin.
Ky shtet ka dhe diferencën më të lartë mes mbikualifikimit të emigrantëve dhe qytetarëve të vet. Më pak se 30% e qytetarëve grekë vlerësohen si të mbikualifikuar për punët që bëjnë. Në Greqi, Shqipëria është komuniteti i parë ma i madh i emigrantëve, sipas të dhënave zyrtare. Mbikualifikimi i emigrantëve në Greqi është shumë më i lartë sesa mesatarja e tyre në Bashkimin Europoian, prej rreth 40%.
E njëjta tendencë është dhe në Itali, ku rreth 64% e emigrantëve vlerësohet të mbikualifikuar, ndërsa vetëm rreth 20% e italianëve konsiderohen të tillë. Në Itali, shqiptarët janë komuniteti i dytë i huaj më i madh, pas rumunëve.
