Goditj@ për Metën/ Të hënën SPAK i zbardh zyrtarisht akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë

Data

Ilir Meta do të njihet me akuzat dhe me mbylljen e hetimeve ndaj tij të hënën, në orën 11:00. Pasi të mërkurën nuk ishte e mundur për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, SPAK ka lajmëruar Presidentin e Partisë së Lirisë që të paraqitet pranë organit të akuzës, së bashku me avokatin e tij, të hënën, më 4 gusht. Më herët, SPAK i ka komunikuar akuzat ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, dhe ish-kreut të AKEP-it, Pirro Xhixho. Ndërkohë, vetë Meta, në një reagim në Facebook disa ditë më parë, është shprehur se ndaj tij ka zero prova dhe fakte.

Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit ka thirrur të hënën, në orën 11:00, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Meta, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej 21 tetorit 2024, do të shoqërohet në ambientet e SPAK-ut, ku së bashku me avokatin e tij do të firmosë mbylljen e hetimeve.

Komunikimi i akuzave për Ilir Metën ishte parashikuar të bëhej të mërkurën, por sipas ish-presidentit, lajmërimi i tij u bë në minutat e fundit. Në një status në Facebook, Meta sqaroi se ishte lajmëruar nga gardianët e burgut se duhej të paraqitej në SPAK për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, por për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili ndodhej jashtë vendit, seanca u shty dhe u caktua për të hënën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related