Gjyshi i foshnjës 2-muajshe që ndërroi jetë në QSUT apel për ndihmë: Nuk kemi mundësi ta marrim trupin

Data

Familjarët e foshnjës 2-muajshe nga Devolli, e cila ndërroi jetë në QSUT, kanë kërkuar ndihmë për transportimin e trupit të fëmijës drejt vendlindjes për ceremoninë e varrimit.

Mes dhimbjes, gjyshi i foshnjës tregoi se fëmija ishte nipi i parë në familje dhe humbja e tij ka qenë shumë e rëndë për të gjithë të afërmit.

“Nuk kemi mundësi ta marrim. Ishte nipi ynë i parë. Kërkojmë vetëm ndihmë që ta sjellim këtu për ta varrosur”, u shpreh ai.

Sipas familjarëve, për foshnjën kujdesej kryesisht babai i saj, ndërsa gjendja ekonomike e familjes është e vështirë dhe nuk u mundëson të përballojnë shpenzimet për transportin e trupit nga Tirana drejt zonës së Devollit.

Familja ka bërë apel ndaj institucioneve dhe personave që mund të ndihmojnë, në mënyrë që trupi i foshnjës të kthehet pranë familjes për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related