Gjyqi për ekzekutimin e Mondi Mëhallës: Nesër para togave Xhino Ago dhe roja, seanca “sekrete” në Elbasan

Data

Gjykata e Elbasanit ka caktuar datën 5 dhjetor, ora 10:00, për seancën e vlerësimit të masave të sigurisë ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të arrestuar pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit në karburantin e tij “Xhaxhi Oil”.

Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së ndjeshme të hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, për të arrestuarin tjetër, Nevzat Spaho, nga sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton të jetë depozituar një kërkesë për masë sigurie nga Prokuroria e Elbasanit.

Pamjet e ekzekutimit

Panorama Online ka siguruar videon e momentit të vrasjes, ku shihet një prej autorëve teksa afrohet në këmbë drejt makinës “Range Rover” ku ishte ulur Mëhalla dhe e qëllon dy herë në kokë, përpara se të largohet qetësisht drejt automjetit tip “Audi”.

Mjeti i autorëve u gjet i djegur pak minuta më vonë në zonën e fshatit Mirakë, së bashku me armën e krimit që u sekuestrua nga policia.

Pista kryesore: Ortakëria e prishur

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se konflikti i prishur biznesor mes viktimës dhe ish-ortakut të tij Xhino Ago dyshohet të jetë motivi kryesor i ekzekutimit. Midis tyre kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme për ndarjen e fitimeve dhe raportet mes tyre ishin tensionuar muajt e fundit.

Gjithashtu, automjeti i përdorur nga autorët rezulton të jetë në pronësi të Xhino Agos, i cili e ka deklaruar se ia kishte dhënë me hua Marselo Aranit, një prej personave të shpallur në kërkim.

Arrestimet dhe shpalljet në kërkim

Policia ka vënë në pranga:

  • Xhino Ago, 32 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor për “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
  • Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit, për “Moskallëzim krimi”.
  • Nevzat Spaho, 29 vjeç, me precedentë penalë, i kapur me prova që mund të ndihmojnë hetimin.

Në kërkim janë shpallur:

  • Marselo Arani, 32 vjeç, i dyshuar si ekzekutori kryesor.
  • Armando Kola, 35 vjeç, bashkëpunëtor në vrasje.

Profili i Marselo Aranit

Arani është arrestuar më herët në dhjetor 2024 për “Pastrimin e produkteve të veprës penale”, ndërsa i janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 136 mijë euro. Ai rezulton i dënuar më parë në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa pritet që seanca e së enjtes të sjellë zhvillime të rëndësishme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related