Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Safet Gjici për pafajësi dhe rigjykim

Data

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë ankimimin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, duke mos e kaluar çështjen për shqyrtim në seancë plenare.

Ish-kryebashkiaku kishte kërkuar pafajësi dhe rigjykim të çështjes nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një trupë tjetër gjykuese, por kërkesa e tij nuk u pranua nga Kolegji i Gjykatës Kushtetuese.

Safet Gjici u dënua në qershor të vitit 2024 nga Apeli i GJKKO-së me 4 vite e 6 muaj burg për akuzën “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 3 vite burg.

Më pas, ish-kryebashkiaku u lirua nga qelia dhe pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në masën e “arrestit shtëpiak”.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, pas publikimit të një videoje intime të regjistruar në ambientet e zyrës së Bashkisë së Kukësit, ngjarje që shkaktoi reagime të forta publike dhe politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related