GJYKATA E SHKODRËS EKSTRADON RUSIN KOKUNOV

Data

Shtetasi rus Igor Kokunov i dyshuar si drejtues i grupeve kriminale në Rusi nuk e fitoi betejën me gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Gjykata vendosi ekstradimin e tij drejt Rusisë. Edhe në këtë seancë rruga pranë gjykatës së Shkodrës u blindua nga Forcat Operacionale dhe efektivëve të shumtë të policisë. Pas mbarimit të gjyqit, avokati mbrojtës i Kokunov, Isuf Shehu tha se trupa gjykuese nuk lejoi as palën mbrojtëse dhe as vetë të dyshuarin që të shprehen përpara gjykatës dhe se vendimin për ekstradim do ta ankimojë në gjykatën e apelit.

Avokati mbrojtës u shpreh se vepra penale për të cilën është i dyshuar Kokunov si pjesë e hierarkisë së lartë kriminale në Rusi nuk është e parashikuar në kodin penal të Shqipërisë dhe në asnjë dispozitë tjetër ligjore. Shehu thotë se klienti i tij nuk mund të ekstradohet në një shtet si Rusiaqë shkel të drejtat e njeriut.

Siguria e lartë pranë gjykatës së shkallës së parë në Shkodër gjatë seancës ku i pranishëm ishte Igor Kokunov është e tepruar tha avokati mbrojtës.

Igor Kokunov ndodhej në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe dhe pak kohë më parë kishte informacion se grupet kriminale të Beogradit në Serbi dhe Kotorrit në Malin e Zi do tentonin lirimin e tij përmes arratisjes ndaj edhe për të janë marrë masa të rrepta sigurie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related