Gjykata e Sarandës zbut masat për dy policët e arrestuar për shpërdorim detyre në çështjen e ndërtimeve pa leje

Data

Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy efektivët e Komisariati i Policisë Sarandë, të arrestuar në kuadër të hetimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje.

Për Kristofor Shkrepën dhe Kastriot Satkën, ish-specialistë të zonave në komisariatin e Sarandës, gjyqtari Shkëlzen Licaj vendosi zëvendësimin e masës “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Dy efektivët ishin arrestuar tre ditë më parë pas urdhër-ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe favorizim të ndërtimeve të paligjshme.

Ndërkohë, për ish-shefin e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Blerim Tafçiu, gjykata la në fuqi masën “arrest në shtëpi”.

Po ashtu, u konfirmua masa “arrest në burg” për Alqi Papa, pronarin e hotelit Hotel Oasis, i akuzuar për ndërtim pa leje të një kati shtesë në objektin e tij në rrugën “Butrinti”.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me disa raste të dyshuara të ndërtimeve të paligjshme dhe mosveprimeve nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Aktualisht vijojnë të jenë në kërkim katër ish-zyrtarë të IMT Sarandë, një ish-oficer policie dhe tre pronarë objektesh të dyshuar për veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related