“Dosja e Ballukut po merr përmasa ndërkombëtare”, Andi Tela: SPAK pritet të ndërmarrë hapa të rinj hetimorë

Data

Gazetari Andi Tela ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me hetimet ndaj Belinda Balluku, duke deklaruar se çështja ka marrë tashmë vëmendje edhe jashtë Shqipëri.

Në një intervistë televizive, Tela tha se interesi ndërkombëtar për këtë dosje u reflektua edhe nga pyetjet e ngritura nga një gazetar estonez gjatë një interviste me kryeministrin shqiptar.

“Çështja e Ballukut ka shkuar deri në Estoni. Një gazetar estonez pyet për Belinda Ballukun në Shqipëri. Domethënë është një çështje e rëndësishme”, u shpreh ai.

Gazetari komentoi gjithashtu debatin mbi mënyrën e trajtimit juridik të çështjes, duke theksuar se diskutimi mes “prokurimit publik” dhe “korrupsionit” është bërë prej kohësh në opinionin publik.

Sipas Telës, në raste të tilla përgjegjësitë penale mund të lidhen me shpërdorim detyre ose korrupsion, në varësi të rezultateve të hetimeve të SPAK.

Ai shtoi se dosja lidhet edhe me procesin e integrimit europian dhe me kushtet që partnerët ndërkombëtarë i kanë vendosur Shqipërisë në kuadër të reformave për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Tela përmendi edhe deklaratat e zyrtarëve europianë, sipas të cilave zhvillimet në këtë çështje do të ndiqen me vëmendje nga Bashkimi Europian.

Në fund, gazetari deklaroi se SPAK pritet të ndërmarrë hapa të tjerë proceduralë në ditët në vijim.

“Sipas burimeve nga brenda SPAK-ut, brenda pak ditësh mund të ketë reagim të ri për dosjen Balluku, përfshirë masa sigurie dhe ndoshta edhe kërkesë në Parlament”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related