Në një dalje televizive, deputetja Erisa Xhixho kritikoi ashpër marrëveshjen për kthimin e emigrantëve nga Gjadri drejt Italisë, duke e cilësuar atë si të papranueshme për mungesën e transparencës. Ajo theksoi se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje, përkundrazi, vetëm i shtohet një problem i paarsyeshëm. Sipas Xhixhos, procesi nuk u diskutua në Kuvend dhe u implementua pa u sqaruar në mënyrë të plotë për qytetarët shqiptarë.
Xhixho gjithashtu vuri në dukje se Gjykata e Romës ka goditur këtë marrëveshje për shkak të shkeljeve të rënda ligjore, duke përfshirë ato që cenojnë konventat ndërkombëtare. Ajo akuzoi Kryeministrin Edi Rama për trajtimin e Shqipërisë për interesa personale dhe jo për të mirën e shqiptarëve.
