Gjykata e Lartë rrëzon Apelin e Inceneratorit të Fierit, dosja rigjykohen me trupë të re gjykuese

Data

Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit për Inceneratorin e Fierit. Kjo e fundit në dhjetor vendosi të kthejë në Shkallë të Parë për rigjykim çështjen, por Gjykata e Lartë nuk ka pranuar. Në Dhomë Këshillimi ajo ka vendosur që çështja të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese. “Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë. Më 19 dhjetor Apeli i GJKKO ktheu për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Miliana Muca dhe Dhimitër Lara.

Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”. SPAK kërkonte rrëzimet e pafajësisë së 3 të pandehurve, që ishin dhënë nga shkalla e parë dhe dënimin e tyre. Konkretisht Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y, dhe Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës. Kurse avokatët dhe vetë të pandehurit kërkuan lënien në fuqi të pafajësisë. Por Apeli vendosi që ta rikthente edhe një herë nga e para dosjen për proces nga e para, duke mos pranuar asnjë nga kërkesat e dy palëve. Por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar këtë vendim, duke kërkuar që në Apel të rigjykohet me një tjetr trupë gjykuese.

Dënimet e GJKKO, më 25 Shtator të vitit 2023:

1 Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

2 Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.

3 Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)

4 Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi

5 Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.

6 Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi

7 Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.

8 Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg

4 prej tyre iu konvertohet dënimi me Shërbim Prove

▪ Regan Merdani, Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove

▪ Gentian Zifla, Administrator i ‘Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove

▪ Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove

▪ Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove

Janë shpallur të pafajshëm nga GJKKO

▪ Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit

▪ Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y

▪ Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related