Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, shprehet përmes një deklarate publike Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si reagim ndaj sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas sulmit të Erion Veliajt ndaj prokurorit të çështjes së tij, duke u shprehur se “qëndrojmë në mbështetje të Ols Dado”.
KLP ka shprehur shqetësimin, sipas tyre, për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK.
“Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”, thuhet në reagim
