Gazetarja Etleva Delia zbulon pistat e hetimit për vrasjen në Sarandë: Nga tentativa për pengmarrje te konfliktet e pronësisë

Data

Gazetarja Etleva Delia ka zbuluar detaje të reja mbi pistat e hetimit për vrasjen e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandë, duke përmendur një tentativë të mëparshme për pengmarrje dhe konfliktet e mundshme të pronësisë.

E ftuar në një studio televizive, Delia deklaroi se pak ditë para ngjarjes së rëndë kishte ndodhur një tentativë pengmarrjeje, ku viktima Rexhep Ismaili dyshohet se kishte ndërhyrë për të mbrojtur një person që po tentohej të merrej me forcë.

“Bëhet fjalë për një tentativë pengmarrje. Viktima ishte pa precedent penalë. Nuk dihet si ka nisur shkëmbimi i zjarrit dhe kush ka qëlluar i pari”, u shpreh gazetarja.

Sipas saj, Ismaili kishte ndërhyrë për të mos lejuar që një person të futej me forcë në makinë nga autorët e dyshuar, por ende nuk dihet nëse kjo ngjarje është denoncuar në polici apo nëse lidhet drejtpërdrejt me vrasjen.

Delia theksoi se hetimet po fokusohen në disa drejtime, ndërsa ende nuk është qartësuar numri i personave të përfshirë në konflikt apo objektivi i përplasjes.

Gazetarja bëri me dije se gjatë ngjarjes janë përdorur dy armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, nga ambientet e lokalit është qëlluar me kallashnikov në drejtim të autorëve, ndërsa autori i dyshuar ka qëlluar me pistoletë drejt lokalit.

“Autorët kanë qenë me dy automjete, njërin prej të cilëve e kanë braktisur dhe janë larguar me mjetin tjetër. Deri tani është identifikuar vetëm Lulzim Tabaku, ndërsa po verifikohen edhe personat që e shoqëronin”, deklaroi Delia.

Ajo shtoi se policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet konflikti për prona, megjithëse ende nuk është përcaktuar se për cilën pronë bëhet fjalë. Viktima, Rexhep Ismaili, rezulton të ketë qenë pronar i një karburanti dhe i një subjekti tjetër në zonën e Pemës së Thatë në Sarandë.

Në fund, Delia u shpreh se Sarandë, dikur një qytet i qetë, është kthyer në një zonë me përplasje të shpeshta me armë dhe konflikte kriminale, të lidhura fillimisht me trafikun e drogës dhe më pas me kontrollin e zonave turistike në bregdet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related