Gati të shembet Akademia e Marinës në Vlorë, Pirro Vëngu do t’ia “dhurojë” Familjes Mbretërore për të ngritur…

Data

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka bërë me dije se së shpejti do të shembet Akademia e Marinës në Vlorë. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Pirro Vëngu do të firmosë shembjen e godinës dhe pritet t’i jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. “Shembet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë. Pritet urdhri i Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu për shembjen e saj. Mbas shembjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet ti jepet si konçesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. Forca detare ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017. Akademia e Marinës u inagurua në 4 shtator 1961 në Bazën e Pashalimanit dhe në vitin 1962 u vendos pikërisht te kjo godinë që do shembet së shpejti”, shkruan Meçollari

Kërkohet ndërhyrja e SPAK

Pas këtij denoncimi, ish-komandanti i Forcave Detare ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet, pasi sipas tij, shumë shpejt “Familja Perandorake” do ketë një resort me 5 YJE te Akademia e Marinës. “Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u kthyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare. Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës. Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes. Ky është momenti kur territori i Akademisë u tjetërsua dhe nga 42000 m² qe ishte, sot ka mbetur vetëm 11.000 m². Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bashkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit. Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një privati dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën po një privati, i cili më pas privatizoi dhe token. Vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë”, shprehet ndër të tjera Meçollari.

Historia

Artur Meçollari ka zbuluar gjithashtu edhe një skandal të madh. “E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo prone iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një prone me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë. Nga 43.000 m² (me bojëqielli), që iu sekuestruan në 1946 Administratës Italiane të Luftës, sot FD ka vetëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe është tjetërsuar me letra të falsifikuara si pronë private. Prona e Forcë Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratoj së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve).

Janë falsifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar prone private. Akademia e Marinës doli nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2008 me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra”, shkruan ndër të tjera Meçollari. Ish-komandanti i Forcave Detare ka dhe njw thirrje pwr kolegwt e tij. “U bëj thirrje të gjithë ushtarakëve në Ministrinë e Mbrojtjes mos firmosni letra në shkelje të ligjit dhe interesit kombëtar. Ministri e ka ndarë mendjen se çfarë do të firmosë, sepse hoqi edhe sekretaren e përgjithshme Prodani për këtë punë. Në SPAK gjenden 9 raste që lidhen me trajtimin e pronave të FA”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related