Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar!

Data

Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dha ditën e sotme dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pasi pritet të jetë kandidat i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Dibrës.

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai është një prej 10 oficerëve të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Por, edhe pse “21 Janarin” e përdori për të ardhur në pushtet, Edi Rama ish-gardistin Agron Malaj e ka shpërblyer prej vitesh.

Fillimisht Rama atë e emëroi drejtor të OSHEE-së për rrethin e Matit, teksa në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015, Agron Malaj doli në krah të Edi Ramës për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Ndërkohë, në vitin 2019, kur opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, Agron Malaj kandidoi për Bashkinë e Matit nën logon e PS-së dhe prej 6 vitesh mbante postin e kryebashkiakut të dhënë nga Rama. Tashmë, duket se ky i fundit po e shpërblen sërish Malajn duke e bërë deputet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related