Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi garën e ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Tarifës, gjuha e përdorur nga ish-presidentit Trump ka vënë në dyshime aftësitë e tij mendore.
“Nëse i referohemi fjalëve që Trump ka thënë si do jetë presidenca e tij, diktator që ditë e parë; një komunteti të madh katolikësh i ka thënë votoni këtë herë për mua dhe se nuk do të duhet të votoni më kurrë gjithë jetën, se unë do të doja të kisha si disa gjeneralë si ata të Hitlerit, këto janë të kobshme për amerikanët e arsyeshëm. Kur vjen puna te këto zgjedhje Trump nuk ka asnjë strategji apo plan ekonomik. Ka qenë kërcënimi për të dalë nga NATO, flet me entuziazëm për liderë si Orbani, Kim apo presidenti i Kinës, këto janë të patolerueshme. Është një proces që nga Trump do banalizohet edhe më shumë sa një pjesë e psikanalistëve provojnë se ai nuk është në gjendje të mirë mendore”, tha Tarifa.
