Fytyra të reja por detyrime të njëjta, “ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë, pse ndryshimi i administratave në…

Data

Formati i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ndryshohet në periudhën e ardhshme, përveç se në të mund të shohim fytyra të reja. Siç shkruan media serbe “Danas”,  nuk do të ketë ndryshime në angazhimet e marra në bisedimet e mëparshme dhe marrëveshjet e arritura dhe të dyja palët do të jenë nën presion të balancuar dhe të motivuar që të përfshihen më aktivisht në procesin e normalizimit, thonë të intervistuarit e “Danas”, duke komentuar nëse formati i dialogut do të ndryshojë me administratat e reja në BE dhe SHBA, pasi kjo nuk doli të ishte shumë efektive.

Rrugë të reja dialogu

Marta Kos, kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, gjatë seancës dëgjimore në Parlamentin Evropian deklaroi se duhet gjetur rrugë të reja nëse gjërat nuk funksionojnë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Dhe kjo hapi temën e ndryshimit të qasjes dhe formatit të mëparshëm të bisedimeve, të cilat tani po zhvillohen në dy nivele, në nivelin e negociatorëve kryesorë (drejtorit të Zyrës për Kosovë nga Beogradi dhe zëvendëskryeministrit nga Prishtina) dhe niveli i liderëve, presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës.  Udhëheqësit ishin për herë të fundit në Bruksel në shtator 2023, por nuk arritën një marrëveshje. Si në BE ashtu edhe në SHBA është duke u bërë përzgjedhja e administratave të reja, të cilat mund të kenë një qasje të re në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Presion i balancuar

Analisti politik Halil Matoshi nuk beson në ndryshimin e formatit të dialogut. “Mendoj se administrata e re në Uashington do të mbështesë marrëveshjet e Brukselit (Ohrit) të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ushtrohet presion i balancuar në të dyja palët për zbatimin në kohë dhe të plotë të asaj marrëveshjeje, duke i shtuar kësaj edhe obligimet e Uashingtonit nga shtatori 2020”, vlerëson ai për “Danas”. Matoshi bën të ditur se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ndoshta do të nënshkruhet ceremonialisht në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit Trump, deri në fund të verës së vitit të ardhshëm.

Ndryshimi i formatit

Aleksandar Shluka, nga OJQ-ja “New Social Initiative” nga Mitrovica Veriore, thotë se nuk sheh që forma e tanishme e negociatave nën patronazhin e BE-së të shfuqizohet ose rrjedhimisht të shndërrohet plotësisht në një kornizë tjetër. “Dialogu i BE-së është një format që do të ndodhë pashmangshëm, duke marrë parasysh rolin e tij në procesin e integrimit evropian, si të Beogradit ashtu edhe të Prishtinës. Mirëpo, ai rol si në të ardhmen ashtu edhe në të kaluarën mund të jetë vetëm formal dhe jo thelbësor”, thotë ai për “Danas”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related