Furgon me dosje para Kryeministrisë, ngrihen dyshime për zhvendosje dokumentesh

Data

Pamje të filmuara mesditën e sotme pranë godinës së Kryeministrisë tregojnë disa punonjës teksa ngarkojnë një sasi të konsiderueshme dokumentesh në një furgon të bardhë, të parkuar në hyrjen kryesore të institucionit.

Denoncimi është bërë nga Edona Haklaj, anëtare e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, e cila ka ngritur pikëpyetje mbi destinacionin dhe përmbajtjen e këtyre dosjeve. Ajo e krahasoi situatën me një rast të mëparshëm zhvendosjeje dokumentesh në Bashkinë e Tiranës.

Nga pamjet dallohet qartë lëvizja e vazhdueshme e punonjësve që transportojnë materiale në automjet, por deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyen e këtij veprimi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një proces rutinë administrativ, zhvendosje për shkak rikonstruksioni apo një procedurë tjetër institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related