“Fuqia ekonomike e bandave buron nga…”- Gazetari tregon arsyen pse dyshohet se megaoperacioni i SPAK ndaj grupeve kriminale, u dekonspirua

Data

Gazetari Igli Çelmeta ka komentuar operacionin e fundit të SPAK, tha se ai është iniciuar nga partnerët francezë, belgë e holandezë pas dekodimit të aplikacioneve SKY ECC.

Lidhur me dyshimet e operacioni i SPAK u dekonspirua, Çelmeta, në studion e emisionit ‘kjo Javë’ është shprehur se, lindën për shkak se të paktën dy funksionarët e policisë që ishin në listën e personave që duhej të arrestoheshin, nuk janë paraqitur në punë.

“Dekonspirimi i operacionit duket nga numri i personave që janë arrestuar, janë vetëm 8 persona, ndërkohë që nuk janë arrestuar personazhet kyçe”, tha Çelmeta.

Gjithashtu gazetari tha se gjatë operacionit, kur është shkuar në banesën e një prej personave që ishte në listë, oficerit të policisë që shoqëronte grupin që do të kryente arrestimin iu tha nga familjarët e atij që duhej të arrestohej “ç’kërkon këtu ti, ti ishte para ca ditësh dhe more lekët…”.

Ai tha se bandat kanë një fuqi të madhe ekonomike, që sigurohej nga lojrat e fatit, por kemi edhe banda kriminale që siguronin të ardhura vetëm për shkak të vrasjeve, pra kemi vrasës me pagesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related