Fundvit me diell dhe acar, ja si do të mbyllet viti 2025 me motin në Shqipëri

Data

Dita e fundit e vitit 2025 do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, por me temperatura të ulëta. Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdite, priten alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në zonat malore të lindjes. Në relievet malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes do të ketë reshje të dobëta bore, kryesisht në formën e flokëve të borës.

Në zonat malore dhe akset rrugore përreth tyre pritet prezencë e ngricave, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe zonat luginore herë pas here mund të arrijë deri në 10 m/s.

Temperaturat do të luhaten nga -4 gradë Celsius në zonat malore deri në 7 gradë në zonat e ulëta dhe të mesme. Deti do të paraqitet relativisht i qetë, me valëzim të ulët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related