Fshati Dritas në Tiranë pa rrugë, ujë e drita, banorët: Shteti nuk na ka në listë

Data

Fshati Dritas të cilin e mbulon bashkia Tiranë dhe që njihet ndryshe edhe si Tapizë është pa rrugë, pa ujë dhe energji elektrike. Emisioni “Fol” u ndalën me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se shteti nuk i ka në listë.

Banorët thonë se kanë paguar te Fondi Shqiptar i Zhvillimit por rruga nuk është bërë edhe pse fshati ka mbi 300 shtëpi, të cilat janë lënë pa rrugë.

“Ne kemi trokitur në fillim te Fondi Shqiptar i Zhvillimit që në vitin 2012. Erdhën ata të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, na thanë të shtonim një pjesë ne dhe pjesën tjetër do e shtonte fondi. Paguam nga 700 mijë lekë për familje, 45 familje, i paguam me fatura dhe me mandat. Atëherë ka qenë kryetar Benet Beci, që është sot kryebashkiak i Shkodrës. Është paguar fondi, të bëhet rruga ose të na kthehen lekët. Sa të bjerë shi rruga bëhet e pakalueshme. I çuam peticion bashkisë Tiranë, asnjë përgjigje. Nuk kemi korrent, po fryu erë rrimë gjithë natën pa drita. Drita jo, ujë jo, rrugë jo.”

Një tjetër banor kujton se si ish-deputeti Pajtim Bello iu bëri një kabinë për energjinë elektrike, me paratë e veta dhe se në 34 vite është i vetmi që është kujtuar për ta dhe se gjithçka e bëri për humanizëm.

Por banorët shprehin shqetësim se pajisjet e reja iu digjen nga tensioni, për shkak se OSHEE nuk ndërhyn në rrjetin elektrik, edhe pse fshati i paguan faturat rregullisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related