“Frika nga ndjekja penale ka çuar të djathtën në këtë situatë”, Ngjela shpërthen ashpër: Duan të vijnë në pushtet me kryengritje, është moment që…

Data

Analisti Spartak Ngjela, teksa komentoi seancën e një dite më parë në Kuvend, u shpreh se kaosin në organin ligjvënës, e shkakton korrupsioni.

Në një intervistë televizive, Ngjela u shpreh se frika nga ndjekja penale ka çuar të djathtën në këtë situatë. Por, shtoi ai, kryengritja nuk mund t’i sjellë në pushtet demokratët.

“Ngërçin në Kuvend e krijon korrupsioni, nuk kanë shpresë tjetër ata. Është frika e goditjes penale nga korrupsioni, që e bën PD-në të vijë në këtë gjendje. Janë rrugë pa krye, sepse sado që ta zgjasin, nuk kanë mundësi të vijnë në pushtet me kryengritje. Kush do ta bëjë kryengritjen?

E dyta, janë në monitorim ndërkombëtar. Asgjë nuk mund të ndodhë. E treta, ka një moment që po dëmton Shqipërinë.

Atëherë, këta që kërkojnë të vijnë në pushtet, vijnë për të shkatërruar vendin apo për ta ndërtuar?”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related