Francesco Becchetti fundos Albcontrol-in, si po shkatërrohet institucioni në varësi të Belinda Ballukut

Data

Francesco Becchetti fundos Albcontrol-in, borxhet arrijnë në shifra marramendëse, si po shkatërrohet institucioni në varësi të Belinda  Ballukut.

Enti Publik i Menaxhimit të Hapësirës Ajrore të Shqipërisë, Albcontrol, në varësi të zv.ministres Belinda Balluku është zhytur në një krizë të thellë financiare teksa borxhet e tij kanë arritur kuota falimentuese. Të dhënat zyrtare nga bilanci i shoqërisë tashmë të prishur, tregojnë se në fund të vitit të kaluar borxhet e marra arritën 7.42 miliardë lekë ose 74.2 milionë euro. Sipas Kapital, të dhënat e detajuara nga bilanci tregojnë se shoqëria ka marrë tre kredi të mëdha për të financuar aktivitetin e saj për shkak të bllokimit të 103 milionë eurove në Bruksel nga biznesmeni italian Françesko Beketi. Kredia e parë prej 20 milionë euro është marrë nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Sipas marrëveshjes, kjo kredi do të shlyhet me përmirësimin e gjendjes financiare të Albcontrol. Veç saj, kompania ka marrë një kredi tjetër nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në masën 4.2 milionë euro. Albcontrol duhet ta shlyente këtë kredi në fund të vitit të kaluar, por për shkak të paaftësisë paguese, borxhi është ristrukturuar. Huaja e tretë është 50 milionë euro dhe financuesi i saj është drejtpërdrejt buxheti i shtetit.

Përmes disa vendimeve, qeveria shqiptare ka injektuar para për të mbajtur gjallë kompaninë e menaxhimit të hapësirës ajrore, e cila tani është e fundosur në një mal të madh borxhesh. Që nga fundi i vitit 2020, Albcontrol nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë nga të ardhurat e përdorimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndonëse çështja vijon të jetë në gjyq dhe ende nuk ka vendim përfundimar për konfiskimin e llogarive, por thjesht sekuestrimin e tyre. Kujtojmë se edhe pse Belinda Balluku ka kohë që është larguar prej Albcontrol, ajo vazhdon të ketë një kontroll të fortë të kësaj kompanie duke vendosur në krye bashkëpunëtorët e saj të ngushtë. Edhe fryma e shpalljes se prokurimeve vazhdon e njëjtë si në kohën e Ballukut, me tendera luksi dhe për trajnime personeli në vlera të paimagjinueshme. Balluku është akuzuar se ka shpenzuar në luksin e zyrë së saj 200 mijë euro. Paga e saj te Albcontrol ka qenë marramendëse dhe KLSH i ka faktuar shumë skandale

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related