Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura ekstreme deri në 42°C ‘kërc*nojnë’ keq vendin

Data

Instituti kombëtar meteorologjik Météo-France ka vendosur 12 departamente në gatishmëri të lartë, për shkak të kushteve ekstreme. Vala e të nxehtit pritet të intensifikohet këtë të hënë në Francë, veçanërisht në jugperëndim të vendit, ku janë parashikuar “nivele të jashtëzakonshme” të temperaturave.

Sipas Météo-France, temperaturat maksimale pritet të kapërcejnë shpesh 40°C, ndërsa në disa zona mund të arrijnë lokalisht deri në 42°C. Meteorologia Christelle Robert, në një konferencë për shtyp të dhënë mbrëmjen e së dielës, deklaroi se: “Mund t’i afrohemi niveleve rekord dhe të regjistrojmë vlera të papara më parë, por nuk pritet të arrijmë rekordin kombëtar prej 48°C.”

Dje, disa qytete në jug të Francës regjistruan temperatura ekstreme, si 42.2°C në Hérault, 41.3°C në Pyrénées-Orientales, dhe 40.9°C në Gard. Vala e të nxehtit, e cila ka përfshirë Francën që nga e premtja, po zhvendoset gradualisht drejt veriut. Temperaturat pritet të tejkalojnë 30°C në të gjithë vendin, me 38°C në pjesën qendrore dhe deri në 34°C në rajonin e Parisit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related