Deputeti i PD, Asllan Dogjani, i ftuar në rubrikën “Opinion”, ka komentuar protestën e sotme të opozitës dhe mosbindjen civile. Ai u shpreh se demokratët nuk kanë kënaqësi të bllokojnë lëvizjen në akset kryesore
Ai shtoi se një arsye tjetër pse opozita del në rrugë, është largimi i qytetarëve nga vendi, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë. “Ne si opozitë nuk kemi kënaqësi të bllokojmë rrugët e Tiranës apo akset kryesore në vend, por jemi të detyruar për shkak të situatës ku na ka vënë mazhoranca dhe korrupsionit të kësaj qeverie.
Shqiptarët largohen sepse nuk u dalin paratë të ushqehen apo të shkollojnë fëmijët e detyrohen të ikin. Media në vend është e shtypur. Këto janë arsyet që dalim të bllokojmë rrugët. Opozita ka të drejtë të sensibilizojë opinionin publik. Kjo e jona është një formë e protestës, Digjet Franca!”, u shpreh ai.
