Sul*et në Kosovë, reagon nga qelia e burgut Ilir Meta

Data

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar nga burgu për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Meta ka dënuar sulmet terroriste në Zveçan dhe shpërthimin e mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc. Meta bën përgjegjëse Serbinë për të gjithë situatën, teksa ka shtuar se mungesa e vullnetit të Beogradit zyrtar për respektimin e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare, është përgjegjësi kryesor.

Më tej, Meta ka bërë thirrje vendeve partnere ndërkombëtare që të dënojnë këto sulme terroriste dhe t’i ushtrojnë presion Beogradit zyrtar për të hequr dorë nga aktet. Meta thekson se këto akte kriminale rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related