FOTO/ La qelinë përkohësisht, dalin pamjet e Dritan Dajtit në ceremoninë e varrimit të nënës së tij! Vrasësi i 4 efektivëve i rrethuar nga forcat e policisë

Data

Panorama.al ka siguruar foton e Dritan Dajtit në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.

Vrasësi i 4 efektivëve, ngjarje e ndodhur në gusht 2009, mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të së ëmës, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.

Ai u shoqërua në Tufinë, ku edhe do të prehet nëna e tij, nga dhjetëra forca policie.

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit është kthyer në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ku edhe po vuan dënimin  me burgim të përjetshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related