Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në zyrë Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis. Të dy vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe konfirmuan gatishmërinë për ta thelluar atë.
Ellis uroi Proda për detyrën e vështirë dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit, duke theksuar se bashkëpunimi me Zyrën e Sigurimit Rajonal do të intensifikohet.
Drejtor Proda siguroi Ellis se është i vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe ato në Ambasadën Amerikane në Tiranë, duke treguar profesionalizëm dhe besueshmëri gjatë hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit.
