Flori Mumajesi prek me postimin e tij për ditëlindje, ja çfarë shkruan në Instastory

Data

Flori Mumajesi festoi ditëlindjen ditën e 23 gushtit, por dita e tij speciale nuk është e njëjta pa nënën e artistit. Ai bëri një postim në Instastory, ku rrëfeu pak për fëmijërinë dhe lidhjen e ngushtë që ka pasur me të ëmën.

“Dita e lindjes sime nuk është veç e imja. Është dita kur, mes lotësh dhe dhimbjes, erdhi ne jetë një djalë mbi katër kilogramë. Pas ditëve të numëruara një nga një, më 23 gusht një nënë u bë me djalë – me mua”, e nisi Flori postimin.

“Katër-pesë vitet e para jetova më shumë në kraharorin e saj se në tokë. Mbaj mend si shkrihesha sa herë më merrte në prehër, më vendoste këmbët mbi këmbët e veta, më ngrinte duart lart dhe këndonte:”ding dange, e ding dange”. Me lëvizjen e këmbëve më tundte, më bënte te kërceja, derisa qeshjet më mbyteshin dhe loja fillonte sërish nga e para”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related