Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi në konferencën për mediat ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.
Bardhi theksoi se Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false, duke u grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë.
Bardhi: Rama ka shkelur ligjin, duke i dhënë statusin e investitores strategjike Xhaçkës. Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false. Kush mund ta besojë se këta nuk dinë, këta që e dinë edhe sa para harxhojmë ne si qytetarë. U grabitën 11 mijë metër katrorë, iu dhanë burrit të Olta Xhaçkës.
E kanë ngritur korrupsionin në sistem. Kush e ha këtë që drejtorët bëjnë çfarë të duan dhe kryetari i bashkisë nuk e di? Kjo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës ka ndodhur edhe në disa bashki të tjera. Nuk funksionon dot një sistem, nëse “koka” nuk është dakord me të.
