Dikur pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tashmë i mandatuar për në Kuvendin e Shqipërisë, Tedi Blushi ka dhënë një opinion të tij të gjatë, lidhur me shpejtimin e SPAK për të mbyllur hetimet ndaj kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj.
Në një intervistë për një emision televiziv Blushi tha se kjo lëvizje e SPAK nuk asgjë tjetër, veçse një përpjekje për të amnistuar ideatorin e aferës së incinetarotit të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkë-ortakut të tij, Edi Rama.
‘Pëprjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë’, u shpreh Blushi.
Kjo edhe falë amnistisë që SPAK, po përpiqet t’I bëjë dyshes Veliaj-Rama, me aferat monstruoze, që sipas Blushit së shpejti do të shpërthejnë.
Është përpjekje për të varrosur aferat kriminale të Veliajt, ideatorit të incineratorit të Tiranës. S’ka asnjë sqarim tjetër, veçse përshpejtimi i hetimeve për të mbyllyur një aferë si ajo e incenarorit të Tiranës, është përpjekje për të amnistuar ku i përfshirë është edhe Rama. Për t’i vënë kapakun aferës së përbindshme të incineratorit, aferës së 5D, zhvatjes së qytetarëve, betonizimi i Tiranës me firmën e veliajt, aksionin fake të nisur nga qeveria.
Përpjekje për t’i vënë kapakun ku është përfshirë Veliaj-Rama, me incineratorin e Tiranës dhe lejet e ndërtimit, ku të dy janë bashkëfirmëtarë. Kostoja e incineratorit, ende vijon si aferë që gllabëron miliona euro taksa të qytetarëve. Çdo aferë ku Veliaj e Rama janë të përfshirë, është e amnistuar dhe SPAK vendos t’i vërë kapakun një aferë që shumë shpejt mund të shpërthejë.
Veliaj s’është marrë kurrë në pyetje për incineratorin e Tiranës, një aferë që ka shkaktuar dëm të madh financave publike e ta ndëshkosh për bizhutë e bashkëshortEs është tallje. Janë grabitur toka private e publike, janë helMuar njerëz e vjedhur taksa, asnjë akuzë për këtë. Amnisti. Një dënim, më shumë politik. Rama ka dënuar një kryengritës në pallat, Erion Veliajn, e jo përpjekje e drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
