“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja mikrobiologe: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Data

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se janë 5 raste me salmonelë të konfirmuar mes rasteve të dyshuara për helmim në kopshin publik nr.1 në Gramsh.

Mjekja tha se aktualisht gjendja e fëmijëve është në kontroll. Sipas saj janë bërë afro 80 analiza në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që ditën e hënë pritet të kryhen analiza specifike nga një ekip mikro-biologësh për të vijuar me hetimin epidemiologjik sipas protokollit të shëndetit publik.

Nga ana tjetër, mjekja i ka bërë apel prindërve që të mos i kurojnë fëmijët në shtëpi, por për çdo situatë të agravuar të kërkojnë ndihmën e speciluar në spital.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related