Fatos Mahmutaj: “Berisha ka shuar çdo zë kritik në PD, partia është kthyer në monolog personal”

Data

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë, komentoi qëndrimet e kreut të PD Sali Berisha lidhur me vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj. Ai u shpreh se Berisha gjithmonë ka reaguar vetëm për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe hedhur akuza ndaj tij.

Gjatë intervistës, gazetari Mahmutaj foli edhe për largimin e Bujar Leskaj, duke thënë se Leskaj foli kundër urdhrit të Berishës. Më tej, ai u shpreh se në Partinë Demokratike, Berisha nuk ka asnjë zë kritik sepse vetë ai “i ka flakur”.

“Në PD nuk ka asnjë zë kritik. Cilindo që ka pasur e ka flakur. Një parti politike qoftë e madhe apo e vogël e mban të gjallë diversiteti i politikave të ndryshme brenda. Zërat kundër apo rebel, o i ka linçuar o ka rrahur apo i ka poshtëruar. Pra ka zgjedhur një rrugë ekstreme. Berisha është në fazën e “kçk-së”, çdolloj emri i huaj ati i duket vlerë. Ai u hedh hi syve mbështetësve të tij, i manipulon dhe i trajton siç u do qejfi…Këta jo vetëm që nuk fituan, por PD kam përshtypjen e sa ka rënë në 12 % që ka pasur në zgjedhjet e mëparshme”, tha gazetari Mahmutaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related