Balla reagon ndaj bojkotit të PD për seancën e së martës: Rezoluta për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit është urgjente

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të bojkotuar seancën plenare të së martës në Kuvend.

Në një reagim publik, Balla shprehu keqardhje për këtë vendim, duke theksuar se në seancën e nesërme pritet të votohet një projekt-rezolutë që synon shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit.

Sipas tij, kjo rezolutë është urgjente dhe lidhet me qëndrimin e Shqipërisë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës përballë veprimeve që cilësohen si terroriste nga Irani.

Balla hodhi poshtë edhe pretendimet e opozitës se seanca është thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke sqaruar se ajo është propozuar në Konferencën e Kryetarëve që në muajin shkurt dhe është miratuar nga vetë seanca plenare.

Ai iu drejtua gjithashtu opozitës duke thënë se kushdo që i ka nxitur për bojkotin e seancës, sipas tij, nuk i dëshiron të mirën as Partisë Demokratike dhe as Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related