Ervis Lami, i kërkuar për vrasje dhe shpërthimin në Kamëz – dyshohet për gjobvënie 500 mijë euro

Data

Ervis Lami, i shpallur në kërkim për shpërthimin me tritol në Kamëz rezulton të jetë një emër i dëgjuar për policinë.

Raportohet se Lami, përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.

Ndërsa lidhur me ngjarjen në Kamëz, Lami dyshohet se në bashkëpunim me Jeton Lamin, Florin Domin dhe Flogert Mezhikën, i kanë vendosur tritol biznesit për një gjobë me vlerë 500 000 euro të cilën pronari ka refuzuar ta paguajë.

Sakaq hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related