Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

Data

Erion Veliaj i ka deleguar firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetares së këtij institucioni, Anuela Ristanit.

Ky vendim vjen pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, teksa është marrë gjatë vizitës së dytë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Rama shkoi fillimisht gjatë mesditës në Bashkinë e Tioranës, ku zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët e bashkisë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi. Më pas, shkoi sërish gjatë pasdites ku zhvilloi një tjetër takim me stafin e Bashkisë së Tiranës.

Raportohet se vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve të Bashkisë.

Gjatë pasdites së sotme, Rama ka mbledhur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku me Veliajn në burg, pranë tij ishte vetëm Ogerta Manastirliu

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related