Erion Braçe kritikon drejtimin e PS-së, kundërshton përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe flet për “personalizim pushteti”

Data

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar publikisht debatet e fundit brenda Partisë Socialiste, duke kundërshtuar çdo ide për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar.

I ftuar në një intervistë televizive, Braçe tha se deklaratat e Spiropalit janë normale dhe nuk duhet të konsiderohen arsye për masa ndëshkuese politike.

“Pse duhet të përjashtohet zonja Spiropali? Nuk e kuptoj pse duhet të kërkohet përjashtimi i saj. Këto janë gjëra normale në këndvështrimin tim”, deklaroi ai.

Deputeti socialist ngriti gjithashtu shqetësime për mënyrën si ushtrohet pushteti brenda qeverisë dhe PS-së, duke folur për “personalizim të pushtetit”, “ministrokraci” dhe “drejtorokraci”.

Sipas Braçes, ekziston një pabarazi mes deputetëve dhe ministrave, pasi këta të fundit kontrollojnë të gjithë hierarkinë shtetërore.

“Ka deputetë-ministra që kanë gjithë hierarkinë e shtetit në varësinë e tyre dhe ne të tjerët nuk kemi asgjë. Kjo është një pabarazi që po e vuajmë”, u shpreh ai.

Braçe tregoi gjithashtu se ishte lënë jashtë një mbledhjeje të Partisë Socialiste në Njësinë 5 në Tiranë, zonë ku ai është deputet.

Sipas tij, ndonëse ka punuar dhe ka marrë votat në atë zonë, nuk ishte njoftuar për mbledhjen nga drejtuesit politikë të PS-së.

Deputeti kritikoi edhe mungesën e reagimit institucional ndaj problematikave të qytetarëve, duke sjellë si shembull një rast me rrjedhje uji në zonën e tij elektorale, për të cilin tha se kishte njoftuar prej ditësh drejtuesit përkatës pa marrë zgjidhje.

Gjatë deklaratave të tij, Braçe la të kuptohet se në Partinë Socialiste mungojnë debatet reale dhe se shumë vendimmarrje kalojnë pa diskutim të mirëfilltë brenda grupit parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related