Era e fortë rrëzon pemë në Vlorë, ndërprerje energjie në zonat rurale të Fierit

Data

Vendi ynë që prej orëve të natës është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Kështu si pasojë e erës së fortë disa pemë janë rrëzuar në zonën e Skelës dhe në zonën e pyllit të Sodës.

Ndërkohë në disa zona rurale të qarkut të Fierit ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Problemet me furnizimin janë paraqitur në nënstarcionin e Poçemit në Mallakastër, fideri i Matkës në Roskovec, në Mbrostar dhe Gorishovë.

Grupet e punës ndodhen në terren për rikthimin e energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related