EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

Data

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.

Kështu, fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit.

Report tv ka mësuar se më 11 maj, pas zgjedhjeve, Nisma Shqipëria Bëhet ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë emrave në listë të mbyllur. Mes tyre është edhe Zeqir Kordhoni, i renditur i 9-ti në listën e Tiranës. Sipas CV-së së tij, ai është një punëtor ndërtimi dhe një invalid që trajtohet me KEMP.

Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij. Report TV siguroi dorëheqjen që mban emrin dhe firmën e z. Kordhoni më 11 maj dhe kontaktoi kandidatin për deputet.

Kordhoni tha se ka firmosur shumë gjëra gjatë kandidimin dhe se nuk ishte i qartë nëse kishte firmosur edhe mospranimin e mandatit të deputetit. Por ai ishte i qartë, se nëse Lapaj dëshiron të shkojë në Kuvend, duhet të kalojë më parë nga ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related