Emri/ Mbante mbyllur në banesë bashkëshorten, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë Feb 6, 2024 | 10:07

Data

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka mbajtur mbyllur në banesë bashkëshorten e tij, të cilën e monitoronte me kamera dhe e ka dhunuar.

WhatsApp-Image-2024-02-06-at-10.02.01-770x433

 

Asqeri Mandri mësohet se kishte instaluar kamerat brenda banesës së tij për të monitoruar lëvizjet e saj.

I riu, banues në Kodër Institut, raportohet se e ka mbyllur të shoqen në banesë dhe ka ushtruar shunë ndaj saj.

“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, raportojnë uniformat blu.

Gjithashtu një tjetër rast i ngjashëm shokues u zbulua në zonën e Selitës pak javë më parë, ku 34-vjeçari Jetnor Zhabolli mbante mbyllur të monitoruar me kamera bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur prej 1 viti e gjysmë.

Njoftimi i policisë:

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.

Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Si Jetnor Zhabolli izoloi familjen e tij

Jetnor Zhabolli u arrestua më 26 Janar pasi u zbulua se mbante mbyllur familjen brenda në banesë dhe i monitoronte me kamera.

34-vjeçari kishte montuara kamera në hyrje të derës së shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej tyre do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty.

 

Gjithashtu kishte vendosur kamera sigurie në të gjitha dhomat e banesës si edhe në tualet.

 

 

Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë letra lamtumire që ajo ia kishte lënë të afërmve të saj.

Në dëshminë e saj, bashkëshortja e 34-vjeçarit ka deklaruar ajo jetonte e monitoruar me kamera të instaluara në të gjithë banesës, si edhe jashtë saj, si edhe është dhunuar psikologjikisht e fizikisht nga 35-vjeçari, por nuk e ka denocuar të shoqin për shkak se e donte.

 

 

“Jam dhunuar dhe jetoj si te isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”, tregoi gruaja e 35-vjeçarit, e cila u njoh me Jetnor Zhabolin kur ishin studentë në universitet dhe janë në një marrëdhënie prej 15 vitesh.

Ajo tregoi se Jetnori i kishte hequr telefonin dhe se nuk e lejonte të fliste me familjarët e saj, duke i ndërprerë çdo lloj komunikimi.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet. Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”, gruaja në dëshminë e saj, duke shtuar se i shoqi nuk ishte përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë.

“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, ka dëshmuar ajo.

Tronditës është edhe rrëfimi i vajzës 9-vjeçare të çiftit, e cila ka rrëfyer për psikologen se i ati e rrihte nënën e saj dhe se i kishte vendosur kamera tek koka e krevatit.

“Shkojmë në shkollë me babin e mamin. Babi i bërtet mamit pa arsye. E godet atë. Babi e akuzon mamin se flet me muret e shtëpisë. Babi i thotë mamit se ajo flet me muret e shtëpisë dhe i ka vënë mamit kamera të koka e krevatit. Babi thotë se mami dëgjon zhurma, por zhurma nuk ka. Ai e ka mbushur shtëpinë me kamera, ja ka vënë kameran mamit te koka e krevatit. E kontrollon gjithë kohës”, ka rrëfyer e mitura

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related