Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph.
Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme. Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.
Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”. Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.
