Emri/ “E vr@va unë”- Kush është shqiptari që qëlloi për vd@kje biznesmenin Artan Kaja! Misteri i motivit të kri@it

Data

Është zbuluar identiteti i 50-vjeçarit shqiptar, i cili dyshohet si autor i vr@sjes së biznesmenit Artan Kaja, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së martës (7 janar) brenda fabrikës së letrës Smurfit Kappa në Lunata.

53-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë nga një distancë e afërt brenda kompanisë së tij, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij. Fillimisht u raportuar si një aksident në punë, por mbrëmjen e 9 Janarit u konfirmua se ishte vrasje.

I arrestuari si autor i dyshuar është Marian Tepa, me origjinë shqiptare, por banues në Capannori. Ai u dërgua gjatë natës në burgun “San Giorgio” në Lucca.

Ka qenë vetë 50-vjeçari që ka pranuar krimin dhe është paraqitur në polici ku tregoi se ishte ai autor i vrasjes, duke mos treguar arsyen e krimit të rëndë. Gjithashtu nuk është gjetur ende arma e përdorur për vrasjen e Artanit.

Ndërkohë, policia italiane, pasi kanë kryer kontrolle të mëtejshme në Smurfit, po hetojnë mbi arsyet e krimit, përfshirë mosmarrëveshjet e vjetra mes dy bashkatdhetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related