Është plani i vendosjes së mbështetësve të Partisë Socialiste në sheshin e mitingut.
Sigurisht që deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
E keqja është se në kuadratet e skemës janë emrat e disa drejtorëve më të rëndësishëm të administratës shtetërore.
Që do me thënë se drejtorët e disa drejtorive, të spitalit, burgut etj kanë mobilizuar punonjësit e tyre për të mbushur sheshin.
Por sipas një vendimi të kohëve të fundit të Qeverisë “Punonjësit të administratës shtetërore i ndalohet të përdorë… funksionin ose veprimtarinë shtetërore, ose burimet… njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje”.
A përbën edhe kjo një krim zgjedhor?
Më poshtë emrat e disa drejtorëve socialistë në Kavajê sipas parcelave me nëpunës e mbështetës që kanë sjellë në miting.
1-Ver (Enver) Biturku – Drejtori i Zyrës Arsimore
2-Ver Halili – Drejtor OSHEE
3-Sonila Peza – Drejtoreshë e Spitalit të Kavajës
4-Klod Shehi – Drejtor i Shëndetit Publik
5-Marinela Alia – Drejtoreshë e Burgut të Minorenëve
6-Shpend Barameta – Drejtor i Ujësjellësit

