“Elitat e Perëndimit po shkojnë drejt greminës”- Sergei Lavrov: Trump ka deklaruar se do ta bëjë Amerikën sërish të madhe, por ja çfarë do të bëjë Rusia

Data

Ndërsa Kremlini përgatitet për kthimin e Donald Trump si president i SHBA javën e ardhshme, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pretendon se sanksionet e vendosura nga SHBA janë një përpjekje për të ndaluar konkurrencën ekonomike.

Kryediplomati rus thotë se Trump është zotuar ta bëjë Amerikën përsëri të madhe, kështu që “ne duhet të kemi një sy afër në metodat e mundshme të Presidentit Trump për t’i arritur ato qëllime”.

Sergei Lavrov shprehet se Perëndimi dëshiron të jetë “zotërues i fatit të të gjithëve”.

“Kjo është alarmante për mua sepse kohët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë 30-35 viteve të fundit. Opozita ndaj diktatit të Perëndimit është rikthyer tani… Elitat aktuale të Perëndimit nuk mund ta kapërcejnë këtë inerci. Dhe ata po shkojnë drejt greminës, duke u përpjekur të pengojnë rrugën e konkurrentëve të tyre kudo,” shton ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related