Eksploziv në portën e një banese në Vlorë, policia nis hetimet

Data

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, ku një sasi eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të një banese në pronësi të një gruaje 63-vjeçare, me inicialet B.Z.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në hyrjen e banesës dhe në pjesën përreth saj.

“Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes,” – njofton policia.

Forcat hetimore kanë kryer menjëherë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë sekuestruar provat që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë.

Materialet paraprake i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, e cila pritet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm procedurale.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në zonë, teksa banorët kërkojnë zbardhjen e plotë të motivit dhe autorëve të sulmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related