Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë

Data

Samiti në Alaskë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin shihet si një fitore diplomatike për Kremlinin, duke i dhënë presidentit rus legjitimitet ndërkombëtar, sipas një eksperti të politikës ruse.

Profesor Stephen Hall, ekspert për marrëdhëniet ruso-post-sovjetike në Universitetin e Bath në Britani, tha për BBC-në se takimi “do të transmetohet gjerësisht në median shtetërore ruse si provë se Rusia nuk është më e izoluar në arenën ndërkombëtare”.

“Kjo i jep [Putinit] legjitimitet sepse ai do të takohet me Donald Trumpin – të ashtuquajturin udhëheqës të botës së lirë,” theksoi Hall.

Sipas tij, edhe nëse nga samiti nuk dalin rezultate konkrete, Rusia do të përfitojë nga vetë fakti i takimit. Ai beson se Putin nuk është i interesuar për një përfundim të negociuar të luftës në Ukrainë.

“Putini dëshiron negociata, por jo një fund të negociuar. Ai synon t’i tregojë botës se Rusia i nevojitet Amerikës,” shton Hall.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related