“Ekskursion i vogël”/ Donald Trump kritikon NATO dhe vlerëson Japoninë: Do të ndërmarrë hapa kundër Iranit

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta gjatë një takimi me kryeministren japoneze Sanae Takaichi, duke kritikuar aleancën e NATO dhe duke vlerësuar rolin e Japonisë në përballjen me Iranin.

Trump u shpreh se Japonia është e gatshme të ndërmarrë hapa konkretë në këtë konflikt, ndryshe nga NATO, për të cilën ai la të kuptohet se nuk ka reaguar në të njëjtin nivel.

Në deklaratat e tij, ai përdori tone të forta për situatën me Iranin, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të këtij vendi janë dobësuar ndjeshëm.

“Më është dashur të bëj këtë ekskursion të vogël dhe të bëj diçka që asnjë president tjetër nuk pati guximin ta bënte”, u shpreh ai, duke shtuar se konflikti sipas tij “do të përfundojë shumë shpejt”.

Trump theksoi gjithashtu se nuk ka në plan të vendosë trupa në terren, por la të hapur mundësinë e veprimeve të tjera, duke deklaruar se vendime të tilla nuk do të bëheshin publike paraprakisht.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime në arenën ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të kritikave ndaj NATO-s dhe tonit të ashpër ndaj Iranit, në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related