Edvin Prifti citon studim korean: “Rritje me 50% e tumoreve tek të vaksinuarit kundër COVID-19”

Data

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti ka reaguar lidhur me një studim të publikuar së fundmi në Korenë e Jugut, i cili ngre shqetësime për një rritje të rasteve me tumore tek personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Në postimin e tij, Prifti i referohet një studimi epidemiologjik të kryer nga profesori Kim et al dhe ekipi i tij, mbi një bazë të dhënash prej më shumë se 8 milionë individësh.

Sipas Priftit, studimi tregon një rritje me rreth 50% të incidencës së tumoreve te personat e vaksinuar krahasuar me ata të pavaksinuar.

Prifti shton se “tumoret që shfaqen më shpesh janë ato të tiroides, stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, gjirit dhe ovareve”, duke e cilësuar këtë si “një fenomen pa shpjegim tjetër përveçse urrejtjes ndaj njeriut”.

“Studimi me i fundit dhe i pari i ketij lloji si nje studim epidemiologjik nga prof Kim et al, dhe i kryer ne nje popullate prej me shume se 8 milion njerezish, ne Korene e Jugut, nga vendet e para te vaksinuara ne bote me vaksinat gjenetike te Covid19, tashme evidenton nje rritje prej te pakten 50% te tumoreve ne individet e vaksinuar kundrejt te pavaksinuarve! Tumoret qe ndikohen me shume jane kanceri i tiroides, i stomakut, mushkerive, i zorres se trashe, gjirit, ovareve etj.

Nuk ka asnje shpjegim tjeter pervec se urrejtjes ndaj njeriut! Nje holokaust pa asnje diskriminim!”, shkruan Prifti

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related